Dronët “Bayraktar”, Shqipëria i teston për herë të parë në kushte të errësirës NULL NULL 03.08.2024 09:41 03.08.2024 09:41 Dronët "Bayraktar", Shqipëria i teston për herë të parë në kushte të errësirës Shqipëria për herë të parë i ka testuar dronët “Bayraktar”. Testimi është bërë në kushtet e errësirës nga Baza Ajrore në Kuçovë. Pamjet janë publikuar nga Ministria e Mbrojtjes. Sipas njoftimit, thuhet se “qëllimi është rritja e gatishmërisë së kësaj njësie”. “Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet pëdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës”, thuhet në njoftim. Disa nga këto lloje i posedon edhe Kosova.