Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mediumi gjerman vlerëson Xhakën, mesfushori më i mirë defansiv në Bundesligë

NULL NULL
24.07.2024 17:41
granit xhaka bayer leverkusen
Granit Xhaka feston pasi skuadra e tij, Bayer Leverkusen, kaloi në gjysmëfinale të DFP Kupës së Gjermanisë. Foto: AP

Gazeta gjermane, Kicker e ka vlerësuar Granit Xhakën si mesfushorin defansiv më të mirin për sezonin që lamë pas në Bundesligë.

Ai ishte lideri i mesfushës së Bayer Leverkusenit, duke e udhëhequr skuadrën drejt historisë.

Leverkusen fitoi titullin e parë historik në futbollin gjerman dhe kështu ndali dominimin shumëvjeçar të Bayern Munichut.

Përveç kësaj, “farmacistët“, shkuan deri në finale të Ligës së Evropës dhe e fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, pikërisht me golin e kapitenit të Zvicrës.

Pas përfundimit të sezonit, 34-vjeçari luajti rol kyç në shkuarjen deri në çerekfinale të Zvicrës në Euro 2024.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.