Bastisje në disa lokacione të Prishtinës, dyshohet për mashtrime NULL NULL 24.07.2024 09:46 24.07.2024 09:46 Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se nën udhëheqjen e Prokurorit të Shtetit në koordinim me policinë e Kosovës, si dhe pas aprovimit të gjyqtarit të procedurës paraprake, është duke realizuar një aksion, me ç’rast janë duke u bërë bastisje në disa lokacione, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit. Në komunikatën e lëshuar për media, prokuroria thotë se për zhvillime të tjera rreth këtij aksioni do të ketë detaje më vonë, raporton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 07/07/2025