Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Durrës, aksidentoi për vdekje një 77-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes

NULL NULL
18.07.2024 17:32
Policia e Shqiperisë, foto ilustruese
Policia e Shqiperisë, foto ilustruese.

Një 29-vjeçar është arrestuar sot në Durrës, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një 77-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

I dyshuari ka deklaruar se në momentin e aksidentit, automjeti po drejtohej nga vëllai i tij, ndaj policia ka arrestuar edhe atë.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur rreth orës 11:00 të datës 15.06.2024, në lagjen nr.13, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi Z. K., 77 vjeç, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore”.

“Ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit. Ndaluan me iniciativë vëllanë e 29-vjeçarit, shtetasin M. P., 25 vjeç, pas deklarimit të shtetasit A. S. se në momentin e aksidentit, automjeti drejtohej nga shtetasi M. P”, thuhet në njoftimin e policisë.

lajme të ngjashme