Takohen Sveçla dhe Balla, diskutohen rezultatet e përbashkëta në luftimin e krimit NULL NULL 16.07.2024 16:28 16.07.2024 16:28 Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, e ka takuar homologun e tij shqiptar, Taulant Ballën. Sveçla dhe Balla, diskutuan për rezultatet e përbashkëta në luftimin e krimit. Të pranishëm ishin edhe menaxhmentet e dyja policive. Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm. Xhelal Sveçla, njoftoi se u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. “U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë.”, tha i pari I MPB-së transmeton Klankosova.tv