Ushqimet që duhet konsumuar çdo ditë, e mbajnë mendjen e kthjellët NULL NULL 11.07.2024 11:39 11.07.2024 11:39 Foto: Pexels Mjekët dhe shkencëtarët po kërkojnë mënyra për të parandaluar demencën tek të moshuarit. Mjekja Kelly Cara nga Universiteti Tufts në SHBA thotë se hapi i parë është ushqimi i duhur. Ajo thekson se ushqimet që mund të gjejmë në çdo market, qoftë edhe në çdo dyqan, janë veçanërisht të rëndësishme, transmeton Klankosova.tv. “Efekti kumulativ i dietës me kalimin e kohës lidhet me zhvillimin e aftësive tona njohëse”, tha mjekja. Sipas saj, në perimet e freskëta jeshile gjenden substanca të shëndetshme për trurin. Prandaj, i inkurajon njerëzit që të konsumojnë këto ushqime çdo ditë. “Perimet e freskëta jeshile ndihmojnë në ruajtjen e një mendjeje të pastër edhe në një moshë të mëvonshme. Truri i të rriturve që hanë një ushqim të tillë do të jetë si ai i një 18-vjeçari,” shpjegoi gjallërisht ajo, përcjell Index.hr, transmeton Klankosova.tv. Përveç perimeve, Cara këshillon konsumimin e bishtajoreve dhe fasuleve, frutave të freskëta dhe drithërave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 19 orë më parë