Vdes një grua në Prishtinë, policia po e heton rastin NULL NULL 08.07.2024 09:05 08.07.2024 09:05 Shiriti i policisë, foto ilustruese. Ka vdekur një grua në banesën e saj në Prishtinë, rast të cilin është duke e hetuar policia. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi, shkruan Klankosova.tv. “Është raportuar se në banesën e saj ka ndërruar jetë viktima femër kosovare. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”. “Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti nën hetime”, thuhet tutje në raport.