Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vizita e Orbanit në Moskë, Borrell: Kryeministri nuk po përfaqëson BE-në, bie ndesh me qëndrimet tona

NULL NULL
05.07.2024 14:11
Russia Ukraine War EU
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Foto: AP

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se vizita e kryeministrit hungarez, Vikor Orban në Moskë, bie ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian.

Kjo pasi, sipas Borrellit qëndrimet e BE-së për luftën ruse kundër Ukrainës përjashtojnë kontaktet zyrtare midis BE-së dhe presidentit rus, Vladimir Putin, përcjell Klankosova.tv.

“Vizita në Moskë bie ekskluzivisht në marrëdhëniet dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë.  Kështu, kryeministri Orban nuk po përfaqëson BE-në”, ka shkruar Borrell në X.

lajme të ngjashme