Deputetët e Kosovës tregojnë forcën ndaj atyre të Shqipërisë, fitojnë 5:0 NULL NULL 30.06.2024 21:18 30.06.2024 21:18 Deputetët e Kosovës tregojnë forcën ndaj atyre të Shqipërisë Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, në stadiumin Kampi Nacional në Hajvali u zhvillua sonte ndeshja e futbollit midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në një atmosferë festive ligjvënës të të dyja parlamenteve për rreth një orë shpërfaqën aftësitë e tyre në lojën e futbollit. Ndeshja filloi me intonimnin e himnit kombëtar shqiptar dhe himnit të Republikës së Kosovës, ndërsa përfundoi me fitoren e vendasve, me rezultat 5:0. Simbolikisht kupën e ndeshjes e dorëzoi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ishte i pranishëm në tribunat e stadiumit, nën shoqërimin e ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Legjendari i bendit Queen dhe astronauti që shkeli në Hënë urojnë Kosovën për Observatorin (VIDEO) 1 day