Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar NULL NULL 30.06.2024 20:41 30.06.2024 20:41 Foto nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama Është hapur për qarkullim rruga Thumanë-Kashar, kjo cilësohet si autostradë e Kategorisë A e Bashkimit Evropian. Autostrada paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, përcjell Klankosova.tv. Kështu ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook. “Hapet për qarkullim aksi i ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, segmenti i parë i Korridorit Blu, që i paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që po brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren”, shkruan Rama. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti me guvernatorin e Izmirit bisedon për thellimin e lidhjeve ekonomike, kulturore dhe arsimore 4 minuta më parë