Le Pen: Demokracia ka folur, kampi i Macronit po fshihet NULL NULL 30.06.2024 20:35 30.06.2024 20:35 Marine Le Pen e Natoinal Rally Marine Le Pen e Natoinal Rally sapo u është drejtuar mbështetësve brohoritës në zonën e saj veriore të Henin-Beaumont. “Demokracia ka folur dhe francezët kanë vënë RN dhe aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron”, thotë ajo, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ajo shton se njerëzit në mënyrë të qartë duan të “kthejnë faqen pas shtatë vitesh sundimi përbuzës dhe gërryes” dhe u kërkon njerëzve që të votojnë përsëri për RN të dielën e ardhshme në raundin e dytë. “Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që [udhëheqësi i RN] Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave”, shton ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Geci i reagon Ramës: Klan Kosova nuk ndikohet, do raportojë për secilin që vepron në dëm të Kryeqytetit 25 minuta më parë
Kosova Amerikanët e britanikët kërkojnë nga ministrat Liburn Aliu e Elbert Krasniqi pezullimin e planit për Kalabrinë 47 minuta më parë