Petkoviq-Sveçlës: Po i frikësohet posterëve të Vuçiqit NULL NULL 30.06.2024 17:14 30.06.2024 17:14 Foto: Arkiv Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është shprehur për ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçlën se ai po frikësohet nga posterët e ngjitur të presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit. Tutje ai shprehet se Sveçla për këtë po e kërcënon Vuçiqin me arrestim, por sipas Petkoviq, Sveçla vetëm mund të mburret në rrjetet sociale, njofton Klankosova.tv. “E para, Kurti nuk kishte guxim të ulej në tavolinën e dialogut me Aleksandar Vuçiqin, ndërkaq , tani Sveçla është frikësuar edhe nga posteret me figurën e Aleksandar Vuçiqit të cilat i ka vendosur dikush dhe po kërcënon me arrestim! E vetmja gjë që ai mund të bënë është të mburret nëpër rrjetet sociale”, ka theksuar Petkoviq në rrjetin social “X”. Sveçla paralajmëron burgosjen e Vuçiqit nëse hyn në Kosovë pa leje *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës 3 orë më parë
Kosova Haxholli thotë se MPJD i dha vërejtje me shkrim për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës 4 orë më parë