Tahiri thotë se “Krejt dhe Drejt” është dështimi më i madh në historinë e Kosovës NULL NULL 30.06.2024 14:32 30.06.2024 14:32 Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një konference për media e ka kritikuar pushtetin, për moszbatimin e programit legjislativ. Ai tha se platforma “Krejt dhe Drejt” është dështimi më i madh në historinë e Kosovës. “Asnjë i ligj i cili lidhet me programin nuk është përfunduar dhe për më tepër i kanë shkelur të gjitha afatet e veta”, tha Tahiri. Tahiri theksoi se vetëm 11.11 për qind e programit është realizuar për vitin 2024. “Në planin legjislativ për vitin 2024, në periudhën kohore janar – qershor, janë paraparë 54 ligje, prej tyre ligje të miratuara kemi vetëm gjashtë”, tha shefi i deputetëve të AAK-së. Ndër të tjera, ai gjatë kësaj konference shpjegoi se ende proceduralisht nuk kanë nisur 44 ligje, që siç tha Tahiri janë mbi 81.48 për qind e programit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet dezinformatës së Vuçiqit: Nuk koordinojmë operime me dronë jashtë kufijve të Kosovës 24 minuta më parë
Kosova Haxholli thotë se MPJD i dha vërejtje me shkrim për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës 2 orë më parë