AAK me tubim madhështor në Gjermani, Haradinaj: Jemi bashkë drejt fitoreve për Kosovën NULL NULL 30.06.2024 14:29 30.06.2024 14:29 Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-se Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një tubimi madhështor me struktura të partisë dhe me bashkatdhetarë, ka përmbyllur vizitën në Gjermani. Në Ludwigsburg, me një pjesëmarrje të mbi 1000 personave, Haradinaj ka thënë se besimi për AAK-në do të kthehet me punë dhe zhvillim. “Mbështetja për Aleancën si forcë e parë në diasporë, reflektoi edhe në takimin përmbyllës me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së në Gjermani. Besimi i bashkatdhetarëve në Aleancën, do të ju kthehet me punë dhe zhvillim, me udhëheqje të Kosovës drejt progresit dhe me realizimin e synimin tonë madhor, anëtarësimit në NATO”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka falenderuar strukturat e AAK-së në Gjermani për angazhimin e tyre. “Falënderova strukturat e Aleancës në Gjermani për angazhimin e tyre dhe i sigurova se bashkë do të realizojmë fitoret për Kosovën”, është shprehur Ha *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxholli thotë se MPJD i dha vërejtje me shkrim për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës 45 minuta më parë
Kosova Policia bastis shtëpinë e një burri në Pejë, i gjen mbi 27 mijë euro e 54 fishekë 4 orë më parë