Gërvalla në takim me homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE NULL NULL 30.06.2024 13:15 30.06.2024 13:15 Gervalla ne takim me ministrin e Jashtem te Kroacise Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati një takim bilateral me homologun e saj kroat, Gordan Grlic-Radman, në Forumin e Dubrovnikut Fuqizimi i bashkëpunimit në proceset e integrimit euroatlantik të Kosovës, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri, mbrojtje dhe shkëmbime tregtare, ishin temat në fokus të takimit. Gërvalla shprehu mirënjohjen ndaj Kroacisë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Republikës së Kosovës në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke deklaruar që ky proces duhet të finalizohet sa më shpejtë me anëtarësimin e plotë në KiE. Gërvalla me Radman foli edhe rreth veprimeve destabilizuese të Serbisë në rajon dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit mes shteteve pro perëndimore të Ballkanit Perëndimor në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxholli thotë se MPJD i dha vërejtje me shkrim për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës 59 minuta më parë
Kosova Policia bastis shtëpinë e një burri në Pejë, i gjen mbi 27 mijë euro e 54 fishekë 5 orë më parë