Haradinaj: AAK-ja dëshmi e subjektit politik me mbështetjen më të fuqishme nga diaspora në Gjermani NULL NULL 29.06.2024 18:53 29.06.2024 18:53 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po dëshmohet si subjekti politik me mbështetjen më të fuqishme nga bashkatdhetarët tanë në Gjermani. Kështu shprehet kreu i kësaj partie politike, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook, përcjell Klankosova.tv. “Diaspora jonë ndërlidhet me çdo etapë historike të Kosovës dhe vazhdon edhe sot të jetë forcë e atdheut. Ata kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e cila po fuqizohet çdo ditë falë punës së shkëlqyer të strukturave të saj, sikurse këtu në Gjermani, ku Ukë Blaka me bashkëpunëtorë Aleancën e kanë shndërruar në forcën kryesore politike”, shkroi Haradinaj. “Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, të anëtarësuar në NATO, si kontribuse e paqes, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.