6.4 milionë euro investime në pajisjet për ndihmë të personave me aftësi të kufizuara NULL NULL 29.06.2024 18:24 29.06.2024 18:24 Foto ilustruese Janë ndarë 6.4 milionë euro për investime në pajisje në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. Kështu shkroi ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një postim në Facebook, shkruan Klankosova.tv. Sipas Vitisë, investimi do të kryhet brenda dy viteve dhe pajisjet e siguruara përfshijnë karroca për mbështetjen posturale për fëmijë të varur 100 për qind në karrocë, karroca posturale për fëmijë aktiv, karroca për tetraplegjikë, karroca elektrike të palosshme, paterica, tavolina ushqimi, lifte elektrike, shtretër elektrikë, jastëkë të posaçëm, dhe shumë mjete të tjera që ua lehtësojnë jetën. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Një muaj paraburgim të arrestuarit në Serbi, mbi pretendimin për krime në Koshare 4 orë më parë