Osmani iu uron suksese dhe shërbim të shquar kadetëve të rinj NULL NULL 28.06.2024 16:51 28.06.2024 16:51 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar kadetët e rinj të gjeneratës 2024 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përgëzuar kadetët e rinj të gjeneratës 2024, të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së. E para e vendit iu ka uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të shquar, përkushtim maksimal dhe angazhim në shërbim të atdheut, njofton Klankosova.tv. “Përgëzime të gjithë kadetëve të Gjeneratës 2024 të Qendrës për Studime Universitare të Akademisë sonë të Mbrojtjes që tashmë janë oficerët-liderët e rinj ushtarakë të FSK-së!”, shkroi Osmani në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti uron kryeministrin e ri holandez: Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin mes dy shteteve tona 2 orë më parë
Kosova Osmani: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut pikënisje e idesë së kahmotshme për Kosovën e pavarur 6 orë më parë