Babai i Shqiponjë Isufit tregon motivin e mundshëm për vrasjen e saj nga burri NULL NULL 28.06.2024 14:46 28.06.2024 14:46 Vitin e kaluar, Shqiponjë Isufi ishte vrarë në Zvicër, nga burri i saj. Dy javë më parë dorasi u dënua me 17 vjet burg. Për herë të parë, pasi gjykata shqiptoi dënimin, babai i Shqiponjës ka folur rreth ngjarjes në një lidhje direkte në Kosova Today. Qamil Isufi, aty tregoi arsyet që mendon se ka mundësi që kanë dërguar deri te krimi i kryer. “Në të njëjtën kohë ishte ai presioni se ai ose duhet të punojë ose të reflektojë për jetën për më tutje se si do të jetoj, kjo është faktori 1”, u shpreh ai. “Ndoshta ka lindur edhe ideja e tij, se mund ta humb Shqiponjën, dhe po e humbi Shqiponjën humb e gjithë pasuria”, shtoi Isufi. “Kjo ishte mendimi im, që xhelozia dhe paraja është shkaktar i kësaj dhimbje”, tha tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.