Gërvalla në takim me deputetin rumun, flet për finalizimin e procesit të anëtarësimit në KiE të Kosovës NULL NULL 26.06.2024 18:30 26.06.2024 18:30 Ministrja Gërvalla në Strasburg, takon kryesuesin e Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE) Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot e pati një takim me deputetin e Rumanisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, njëherit, kryesues i Grupit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Lulian Bulai. Këtë takim Gërvalla e zhvilloi gjatë vizitës zyrtare në Strasburg të Francës. “Finalizimi i procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit”, thuhet në njoftimin e MPJD-së. Po ashtu, Gërvalla falënderoi Bulai dhe grupin ALDE në KiE për mbështetjen e madhe gjatë diskutimit në Asamblenë Parlamentare në ditën e votimit, votën pro anëtarësimit në KiE, si dhe gjatë gjithë këtij procesi. “Republika e Kosovës është e vendosur në rrugën e saj euroatlantike përmes forcimit të ekonomisë, demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kryeparlamentarja sllovene: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në çdo mekanizëm të BE-së 2 orë më parë
Kosova Kurti pas vdekjes së Kadaresë: Anija e romaneve të tij do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë 3 orë më parë