Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë NULL NULL 26.06.2024 12:51 26.06.2024 12:51 Petar Petkoviq, shef i zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë. FOTO: Kosovo-online Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë sot ka deklaruar se Petar Petkoviqit i është ndaluar hyrja për në Kosovë nga institucionet vendore. Për të njëjtën çështje mediat serbe kanë deklaruar se Petkoviq nuk është lejuar të hyjë në Kosovë për festën e Vidovdanit. “Ky ndalim vjen në prag të një raundi të ri të dialogut në Bruksel në nivel të lartë politik dhe nuk ka dyshim se Kurti ka dashur të tregojë në këtë mënyrë se nuk është i interesuar për asnjë normalizim të marrëdhënieve dhe se politika e tij e vetme është shkelja e të gjitha marrëveshjeve të arritura”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra në fjalë. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti pas vdekjes së Kadaresë: Anija e romaneve të tij do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë 40 minuta më parë
Kosova Gërvalla në takim me homologun kroat: Duhet të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në KiE 22 orë më parë