Kurti për takimin e nesërm në Bruksel: Ta shohim në çfarë gjendje ndodhemi – do të jetë rikapitullim i procesit 3-vjeçar NULL NULL 25.06.2024 15:49 25.06.2024 15:49 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference me gazetarë Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për takimin e nesërm në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Kurti tha se beson që përveç tjerash, takimi i nesërm, edhe ai bilateral por edhe ai trelateral do të jetë në funksion të rekapitullimi të procesit trevjeçar të dialogut në të cilin Kurti tha se merr pjesë vet ai si kryeministër. “Të shohim se në çfarë gjendje ndodhemi dhe cilat janë idetë se si mund të ecët para. Për bindjen time, Marrëveshja Bazike me Aneksin e Ohrit e bën normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohje së paku de-facto në qendër”. “Andaj, kjo është zgjidhja evropiane e fqinjësisë së mirë, por që nuk është realizuar deri më sot për shkak se para se të kemi edhe zbatim të marrëveshjes, kemi pasur shkelje sistematike të saj që ka kulmuar me letrën e kryeministres Bërnabiq, ku Serbia u tërhoq nga Marrëveshja Bazike dhe prej aty na vijnë të gjitha problemet. Pra, nga shkelja e Marrëveshjes Bazike vijnë problemet në raportin me Serbinë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. Më tej, kreu i qeverisë përmendi që dje janë bërë 9 muaj prej se është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa shtoi se pikërisht dje janë bërë 9 muaj që kryekrimineli i paramilitarëve terroristë, Millan Radoiçiq ndodhet në liri. “Kemi pasur vazhdimisht tensione, nganjëherë edhe eskalime, por që të gjitha e kanë adresën sepse përgjegjësinë e fajësinë në Beogradin zyrtar”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.