Vdes producenti Fisnik Vejsa, bashkëpunëtor shumëvjeçar me Klan Kosova NULL NULL 21.06.2024 13:31 21.06.2024 13:31 Producenti dhe autori kosovar, Fisnik Vejsa Ka vdekur producenti dhe autori kosovar, Fisnik Vejsa. Për vdekjen e tij kanë njoftuar persona të afërt me familjen e tij. Vejsa ka qenë bashkëpunëtor shumëvjeçar me Klan Kosova dhe Artmotion. Ka qenë producent i serialit të famshëm “O Sa Mirë”, pastaj “O Sa Kids”, dhe serialit “Ne”, të gjithë këta të transmetuar në Klan Kosova. Ndër të tjera, Vejsa ka qenë autor i emisionit “Fauna Jonë” në KTV. Ky emision ka qenë ndër të parët për botën shtazore në televizionet kosovare meqë Vejsa kishte studiuar veterinarinë dhe ishte i pasionuar pas botës shtazore, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 2 orë më parë
Kino dhe Teatër Java e Kulturës së Kosovës në Berlin, Ajeti: Akt i kujtesës për viktimat dhe të zhdukurit 4 orë më parë