Gashi: Ibrahim Rugova ishte besnik, e fjala e tij ishte testament NULL NULL 10.06.2024 15:22 10.06.2024 15:22 Alush Gashi, kryetari i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë Alush Gashi, kryetari i Institutit për Marrëdhënie me Jashtë, ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte një dashuri fisnike të pakushtëzuar për Kosovën dhe Shqipërinë. Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, ai theksoi se presidenti historik i doli në ballë kundërshtimit të okupimit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. “Ishte trim i urtë me dashuri fisnike të pakushtëzuar për Kosovë dhe Shqipëri, besimtar evropian me marrëdhënie të posaçme me ShBA-të, fliste me zë të ulët dhe dëgjohej larg, i rreptë e me heshtje godiste fuqishëm, kokëfortë për liri dhe pavarësi, besnik e fjala e tij ishte testament. Urtësia dhe largpamësia e Rugovës fuqizohet çdo ditë e më shumë, njihej dhe njihet si një nga personalitetet më të shquara të shekullit të shkuar”. “Pëlqente konstatimin ‘Kosova është heroike, njeriu ynë i rëndomtë është diplomati më i mirë’. Doli në ballë të kundërshtimit të okupimit, për realizim të lirisë dhe pavarësisë si ëndërr të përbashkët, ishte i ndërgjegjshëm se së pari duhet të bindim ne, ne të bindemi dhe pastaj t’i bindim të tjerët”, ka thënë Gashi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 34 minuta më parë
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 1 orë më parë