Për herë të parë, Policia e Kosovës dhe KFOR-i patrullojnë së bashku në Bondsteel NULL NULL 09.06.2024 23:21 09.06.2024 23:21 Forcat e Policisë së Kosovës (rajoni i Ferizajt) dhe KFOR kanë patrulluar së bashku në Kampin Ushtarak Bondsteel. Të pranishëm ishin drejtori i përgjithshëm për rajonin e Ferizajt, Faton Pllana, zëvendësdrejtori Qazim Reka dhe komandanti Ismet Dervishi, përcjell klankosova.tv. Për herë të parë në bashkëpunim me ASG Balkans dhe komandantin e tyre Kolonel Terry Saul, në manifestimin 25 vjetorit të kampit ”Bondsteel” Policia e Kosovës së bashku me KFOR- in amerikan u kujdesen per sigurinë dhe mbarvajtjen e eventit. Aty morën pjesë numër i madh i vizitorëve. Mysafir special ishin presidentja Vjosa Osmani, Rifat Jashari… etj.