Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshen met vete grua e burrë në Prishtinë

NULL NULL
09.06.2024 11:05
Foto ilustruese. Policia e Kosovës
Foto ilustruese. Policia e Kosovës

Një grua në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht si dhe ajo ishte përleshur me të.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se të dy kishin pësuar lëndime trupore, përcjell Klankosova.tv.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht si dhe ankuesja ishte përleshur me të dyshuarin, ku te dytë kishin pësuar lëndime trupore”.

“Palëve të involvuara në rast iu është dhënë ndihma mjekësore. Lidhur me rastin është intervistuar edhe i dyshuari i lartcekur, ndërsa ankuesja ka refuzuar strehimin, pasi që ka deklaruar se nuk ndihet e rrezikuar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

lajme të ngjashme