Dyshohet për plagosjen e një personi në Kamenicë NULL NULL 09.06.2024 09:20 09.06.2024 09:20 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Një person dyshohet se është plagosur në Kamenicë, siç thuhet në raportin e policisë, për motive të panjohura. Policia ka njoftuar se viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, përcjell Klankosova.tv. “Viktima mashkull kosovarka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura”. “Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.