Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë, lëvizte me armë zjarri NULL NULL 28.05.2024 11:02 28.05.2024 11:02 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Arrestohet një 39-vjeçar në Vlorë, i cili qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri. “Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak”, ka njoftuar policia. Policia ka bërë të ditur se kanë sekuestruan armën e zjarrit dhe një sasi municioni luftarak./Abcnews.al