Rusi gjendet i vdekur në një banesë në Kavajë NULL NULL 26.05.2024 08:15 26.05.2024 08:15 Foto ilustruese për Policinë e Shtetit të Shqipërisë Një shtetas rus është gjetur i pajetë në një apartament në Kavajë mbrëmjen e së shtunës. Sipas policisë, 66-vjeçari me iniciale V.U. nuk përgjigjej prej disa ditësh në telefon, raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv. Gjatë kontrollit në katin e tretë të një pallati në Golem të Kavajës, policia ka hapur me forcë derën e banesës, ku kanë gjetur të vdekur rusin. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentin ligjor të shkakut të humbjes së jetës të 66-vjeçarit.