Babë e bir arrestohen në Lushnjë, shisnin drogë në afërsi të shkollave NULL NULL 25.05.2024 17:18 25.05.2024 17:18 Foto: Ilustruese, person i arrestuar nga policia Babë e bir janë arrestuar në Lushnjës gjatë megaoperacionit “Tempulli”. Ata siguronin droga të forta, kokainë dhe heroinë, i përpunonin dhe i ndanin në doza në banesë, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme, raporton tch, transmeton Klankosova.tv. U sekuestruan 420 doza heroine, 77 doza kokaine, një sasi lënde e dyshuar si përzierës i lëndëve narkotike, 2 peshore elektronike, vlerë monetare që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 3 celularë.