Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Serbia bllokon kufijtë me Kosovën, Behluli: Çdo vendim karshi Kosovës reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë

NULL NULL
24.05.2024 18:20

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), njoftoi sot se të shtunën, në pikëkalimet kufitare të Serbisë me Kosovën do të mbahen protesta.

Lidhur me këtë çështje, Ardita Behluli, gazetare në Luginë, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka informacione zyrtare se të shtunën do të ketë bllokadë të pikave kufitare apo protesta nga serbët.

“Jam munduar që të marr informacionet zyrtare, deri më tani nuk kam info zyrtare se do të mund të ketë bllokadë të pikave kufitare apo protestë. Më herët kemi kontaktuar edhe shefin e Policisë në Serbi e që është përgjegjës edhe për pikat kufitare”, tha Behluli, përcjell Klankosova.tv.

Tutje, ajo shtoi se çdo vendim karshi Kosovës reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Çfarëdo vendimi që merret karshi Kosovës, ai me automatizëm reflekton tek pozicioni i shqiptarëve në Luginë të Preshevës, por duhet të jemi të kujdesshëm”, u shpreh Behluli.

Kujtojmë se më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.