Daniel Edge i Trepçës shpallet MVP i finales NULL NULL 24.05.2024 00:24 24.05.2024 00:24 Daniel Edge, i Trepçës u shpall lojtari i ndeshjes në finalen kundër Golden Eagle Yllit. Ai i realizoi 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime. Edge këtë edicion ishte një nga lojtarët më të mirë për mitrovicasit. “Minatorët” i shpallën kampionë të Kosovës në basketboll. Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Minatori” përfundoi 67:66 në favor të vendasve. Trepça arriti që titullin kampion ta kthejë pas 12 vjetësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.