Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pezullimi i gjyqtarit në rastin e Sekiraqës, avokati Arifi: Hap për t’u duartrokitur nga KGjK-ja (VIDEO)

NULL NULL
21.05.2024 18:25
Qendrim Arifi, avokat
Qendrim Arifi, avokat; Foto: Klan Kosova;

Avokati Qëndrim Arifi ka thënë se pezullimi nga puna e gjyqtarit në rastin e Enver Sekiraqës pas arratisjes së këtij të fundit, është për t’u duartrokitur.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se qytetarët duhet të jenë të informuar drejt se si ka ndodhur që Sekiraqa të arratiset derisa ishte në arrest shtëpiak.

“Në moment që paneli hetimor i merr përgjegjësitë e veta, respektivisht nga Këshilli Gjyqësor, atëherë është e drejtë ligjore që Këshilli të kërkojë edhe suspendimin e subjektit që hetohet, gjithë kjo për të ruajtur kredibilitetin e hetimit. Jemi në një fazë hetimore edhe në këtë fazë duhet të ruajmë integritetin e gjyqtarit në fjalë për faktin se ende nuk e kemi një verdikt përfundimtar se ku kanë qenë lëshimet”.

“Pasojën e kemi se një person dhe i dënuar nga shkalla e parë është duke e sfiduar sistemin e drejtësisë, aktualisht statusi i tij është person i arratisur. Kështu që është një hap jashtëzakonisht për t’u duartrokitur i Këshillit Gjyqësor që ka marrë vendim për hetimin e këtij rasti dhe pezullimin e gjyqtarit nga detyra është tejet e rëndësishme për opinionin publik të dihet se ku ka pasur lëshime nëse ato kanë ekzistuar”, ka thënë Arifi. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.