Florian Wirtz, shpallet futbollist i vitit në Bundesligë NULL NULL 20.05.2024 19:35 20.05.2024 19:35 Florian Wirtz, është shpallur futbollist i vitit në ligën elitare gjermane. Wirtz, ka pasur një sezon fantastike me Bayer Leverkusenin, si në aspektin ekipor dhe atë individual. Ai ka arritur ta fitojë titullin e kampionit në Bundesliga, si dhe është në finale të Kupës së Ligës dhe të Ligës së Evropës. 21-vjeçari, në 32 paraqitjet e ligës, gjermani realizoi 11 gola dhe dhuroi 12 asistime. Këto paraqitje të mira të tij kanë bërë që ai të shpallet lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga për sezonin 2023/24. Gjatë vitit, ai ishte shpallur lojtari i muajit tre herë (tetor, dhjetor dhe shkurt). *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.