Çka është bulimia nervore? NULL NULL 19.05.2024 16:46 19.05.2024 16:46 Bulimia nervore është një lloj çrregullimi i të ngrënit. Njerëzit me bulimi hanë sasi të mëdha të ushqimit dhe shpesh ndiejnë një humbje të kontrollit mbi ngrënien – një koncept i njohur si ngrënia e tepërt, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv Bulimia mund të zhvillohet tek çdokush, por gratë – veçanërisht vajzat adoleshente janë më të prekura. Shkaku i saktë i bulimisë është i panjohur, por studiuesit dyshojnë se një kombinim i faktorëve gjenetikë, psikologjikë dhe kulturorë mund të luajë një rol. Ashtu si me çdo çrregullim të të ngrënit, rikuperimi mund të jetë një proces i gjatë. Edhe pse është një gjendje afatgjatë, shumica e njerëzve do të shërohen nga bulimia me trajtimin dhe mbështetjen e duhur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Si ndikojnë patatet në tensionin e lartë të gjakut dhe shëndetin e zemrës? 19 orë më parë
Lifestyle “Dhurata” më e mirë që mund t’i bëni partnerit është të flisni me të për shëndetin e tij 2 days
Këshilla mjekësore A hani çokollatë çdo ditë? Ja si mund të ndikojë në trupin dhe shëndetin tuaj 2 days