Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hapet ekspozita retrospektivë e artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”

NULL NULL
16.05.2024 16:51
Hapet ekspozita retrospektivë e artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës është hapur ekspozita retrospektivë e artistit të ndjerë, Gjelosh Gjokaj “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

E organizuar për nderë të 90-vjetorit të lindjes së artistit, ekspozita më madhe e hapur ndonjëherë përfshinë vepra nga e gjithë krijimtaria artistike e Gjokajt dhe përbëhet nga dy koleksione të artit. Koleksioni bazë, me 75 vepra të artistit nga Sead Gjokajt, kushëririt të tij nga Podgorica, dhe 18 vepra nga fondi i Galerisë Kombëtare të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Siç nën me dije ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kjo retrospektivë përfshinë vepra të punuara me teknika të ndryshme dhe me shumë mjeshtëri, duke i sistemuar ato nëpër cikle e tematika të veçanta, simbolizmi sintetik, metafizika, robotët, kokat, torzotë, e deri te cikle të ndryshme të pikturave abstrakte.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ministri Hajrulla Çeku, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, njëherësh edhe ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, ‎Jeffrey M. Hovenier, ai i Malit të Zi, Bernard Çobaj, i Shqipërisë Petrit Malaj, kuratori Shkëlzen Maliqi, krijues të artit dhe artdashës.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme