Një boksier vdiq nga goditjet në ring, boksieri shqiptar shpreh keqardhje për ngjarjen NULL NULL 13.05.2024 08:32 13.05.2024 08:32 Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj Protagonisti kryesor i mbrëmjes së djeshme të boksit në Londër, Amarildo Bakaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi në një ndeshje atje, ku si pasojë e goditjeve humbi jetën boksieri Sherifdeen Lawal, gjatë luftës me Malam Varela. Më pas, meçi ku do të luftonte Bakaj, u anulua. Boksieri shqiptar shprehu keqardhje për ngjarjen e rëndë. “Është një sport shumë i vështirë. Paramendo kur ke me nënshkruar për vdekjen kur ke me hyrë në ring. Nuk është fajtor kundërshtari apo dikush tjetër. Më vjen shumë keq për ta”, u shpreh Bakaj. Ai i porositi krejt shqiptarët që t’i ruajnë biletat që i kanë blerë për ndeshjen e tij. Boksieri i falënderoi ata për përkrahjen. Më poshtë e gjeni deklarimin e boksierit shqiptar, Amarildo Bakaj. Londër, vdes boksieri pas goditjeve në ring