Trepça dhe Ylli fillojnë sot garën për titull NULL NULL 09.05.2024 08:43 09.05.2024 08:43 Topi i basketbollit, fotoilustrim Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në finale të playoff-it në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë do të zhvillohet në palestrën “Minatori”, duke nisur nga ora 19:00. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione, derisa mund të zhvillohen deri në pesë sfida. Mitrovicasit përfunduan edicionin e rregullt në vendin e parë me 25 fitore e tri humbje, kurse therandasit në vendin e tretë me 19 fitore e nëntë humbje. Nga tri humbjet ‘Xehetarët’, dy kanë ardhur nga therandasit në garat e rregullta. Këto dy skuadra ishin takuar në finale të Ligës Unike, që përfundoi me fitoren e mitrovicasve në një sfidë dramatike 66:67. Trepça ka fituar Kupën dhe Superkupën dhe është në kërkim të trofeut të katërt për këtë edicion. Në anën tjetër, therandasit duan ta rikthejnë titullin në qytetin e tyre dhe ta fitojnë atë për herë të tretë në histori. Orari i Finaleve 9 Maj 19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli 12 Maj 19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça 16 Maj 19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli 19 Maj 19:00 Golden Eagle Ylli – Trepça (e mundshme) 23 Maj 19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli (e mundshme)