Arsenali e mbyll me golin e Sakas pjesën e parë ndaj Bournemouthit NULL NULL 04.05.2024 14:21 04.05.2024 14:21 Arsenali po e mposht Bournemouthin në shtëpi me rezultat minimal prej 1-0. “Topçinjtë” shkuan në pushim mes pjesëve me epërsi falë golit të Sakas, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 44-të të takimit. Me rezultatin aktual, Arsenali vazhdon të jetë në vendin e parë me 83 pikë, katër më shumë se vendi i dytë, Manchester City, i cili ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.