Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’ NULL NULL 02.05.2024 17:23 02.05.2024 17:23 Deputeti i LVV-se, Adnan Rrustemi; Foto: Klan Kosova; Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se opozita e vendit po mundohet që Qeverinë Kurti ta paraqesë si ekzekutiv i cili vjedh. “Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për t’u mbrojtur dhe aq më tepër për ta mbrojtur ne, deputetët. Aq më tepër para këtyre hajnave klasik e hajnave tipik që kanë vjedhur e plaçkitur këtë vend për vite të tëra”. “Këta kanë hyrë të varfër e sot janë bërë milionerë nga shfrytëzimi i pasurisë publike. Këta po përpiqen që Lëvizjes Vetëvendosje t’i mveshin tiparet që i kanë ata, populli i njeh dhe do t’i ndëshkoj ashtu siç i ka ndëshkuar”, ka thënë Rrustemi. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova PDK sqaron Aktgjykimin e Kushtetueses: Partia e parë s’ka të drejtë të bllokojë procesin 9 minuta më parë
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 3 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 17 orë më parë