“Hajna, hajna, hajna” – Mijëra punëtorë protestuan sot në Shkup NULL NULL 01.05.2024 17:10 01.05.2024 17:10 Punëtorët diuke protestuar në Shkup për të drejtat e tyre. 01.05.2024 Në Shkup mijëra punonjës të sektorit publik dhe privat shprehën sot revoltën e tyre për të drejtat që u takojnë, por siç thonë ata, u mohohen nga punëdhënësit. Me parulla të ndryshme dhe brohoritje të zëshme, protesta filloi nga godina e LSM-së drejt Kuvendit. “Sot jemi këtu t’u themi atyre që do të ulen në përbërjen e re pas nesh se nuk mund të vendosin për ne, pa neve. Ne punëtorët zgjedhim dhe nga ata t’i përmbushin kërkesat tona dhe mos të bëjnë vetëm për vete, mos ta keqpërdorin flamurin Evropian kur është në dëm të qytetarëve, kurse për 24 orë të votojnë 78% rritje të pagave të tyre, kurse ne të vuajmë!”, tha Sllobodan Trendafilov, Kryetar i LSM-së. “Maqedonia ka shpëtim, por të rinjtë patjetër ti kthejmë nga gjitha shtetet e botës sepse vendi i vetëm për jetë dhe prosperitet është kthimi i rinisë në vendlindje nga e gjithë bota. Të jetojë Maqedonia”, tha Goce Dellçev Todev nga Sindikata e Pavarur e Policisë. Marshi vazhdoi drejt objektit të Odës Ekonomike, të përfaqësuesve të bizneseve private. “T’u kthejmë shpinën bosëve që janë pas nesh, të cilët tani janë në Greqi apo Turqi me pushime. Ta dinë që pa neve nuk munden, ta dinë se ky shtet dhe kompanitë janë ndërtuar nga gjaku dhe djersa e punëtorëve”, u shpreh Ivan Peshevski, Nënkryetar i LSM-së. Marshi vazhdoi drejt Qeverisë. Rrugët ishin të bllokuara dhe turma monitorohej në forca të shumta policore. “Ky shtet ka resurse, ka njerëz të ditur, ka pasuri, por vetëm duhet të vendosen njerëzit e duhur në vende të duhura, njerëz të pastër që e duan shtetin. Nuk munden të udhëheqin njerëz që nuk janë profesionistë. E pastaj duam që dikush të jetë i kënaqur në Maqedoni”, tha Marjan Ristovski, Sindikata KSOM. Por, jo të gjitha sindikatat protestuan sot. Nga Konfederata e Sindikatave të Lira thonë se nuk kanë se ku të protestojnë, kur ka një qeveri teknike dhe janë mes të dy proceseve zgjedhore. / Alsat.mk *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdes 23-vjeçarja që dyshohet se ra aksidentalisht nga një banesë në Fushë Kosovë 12 minuta më parë
Kosova Punë s’kryejnë, por privilegjet i shfrytëzojnë: Deputetët kanë nisur të pajisjen me pasaporta diplomatike? 15 minuta më parë