Në shtator të këtij viti nis turneu i ri i Billie Eilish NULL NULL 30.04.2024 13:53 30.04.2024 13:53 Billie Eilish Billie Eilish do të fillojë një turne botëror në mbështetje të albumit të saj të tretë, “Hit Me Hard and Soft”, i pritet të publikohet më 17 maj. Turneu do të nisë në shtator në Quebec, për të vazhduar kështu për në Amerikën e Veriut deri në dhjetor. Në shkurt të vitit 2025, Eilish do të ‘godasë’ Australinë, e ndjekur nga Evropa, Britania e Madhe dhe Irlanda nga prilli deri në fund të korrikut. Biletat do të jenë në dispozicion për parashitje më 30 prill, ndërkaq ato të përgjithshme dalin në shitje më 3 maj.