Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare pranë kalimit te klubi italian NULL NULL 21.04.2024 19:28 21.04.2024 19:28 Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Udinese deri në përfundim të këtij sezoni. Sipas mediave italiane, klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit, transmeton klankosova.tv Reja mund ta nisë punën në krye të “Bardhezinjve”, më ndeshjen kundër Roma, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka, në fushën e blertë. Klubi i Udinese renditet momentalisht në vend të 17-të me 28 pikë, pra gjendet pranë zonës së rrezikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.