Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona NULL NULL 21.04.2024 17:52 21.04.2024 17:52 LAJMI I FUNDIT NË KLANKOSOVA.TV - FOTO ILUSTRIM Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj. “Në fshatin Bellanicë-Malishevë rreth orës 15:15 dy automjete janë përfshirë në aksident trafiku, për pasojë përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Elezaj. Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.