Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Vushtrria, Gani Imeri NULL NULL 20.04.2024 21:59 20.04.2024 21:59 Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri Ka vdekur ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Imeri. Ai ishte nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë, njofton Klankosova.tv. Për vdekjen e tij ka shkruar edhe nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili thotë se Gani Imeri do të kujtohet gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht. “Më dhembje të thellë morëm lajmin e rëndë se ka ndërruar jetë Komandanti i UÇK-së, Gani Imeri nga Dumnica e Epërme e Vushtrrisë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. “Ganiu ishte organizator i luftës, strateg i rrallë dhe padyshim njëri prej luftëtarëve më të dalluar në zonën e Shalës”. “Do ta kujtojmë gjithmonë për burrërinë dhe humanizmin e tij, si virtyte më të cilat është njohur gjerësisht!”. “Ngushëllimet më të thella familjes Imeri, miqve dhe dashamirëve. Pushoftë në paqe!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas shqiptimit të gjobës kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Bardhosh 53 minuta më parë