Muriqi mund të kthehet në Turqi NULL NULL 18.04.2024 19:36 18.04.2024 19:36 Vedat Muriqi Vedat Muriqi, i cili luan te Mallorca, një nga skuadrat spanjolle të La Ligës, duket se do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë. Derisa emri i sulmuesit kosovar përmendet me shumë klube të rëndësishme në Evropë, së fundmi ka pasur lajme se ai do të rikthehet në Fenerbahçe në sezonin e ardhshëm. Siç raportojnë mediat turke, Muriqi mund të jetë zëvendësues i Michy Batshuayis, të cilit do t’i përfundojë kontrata në fund të kësaj kampanje. Muriqi, i cili së fundmi dha një intervistë për shtypin spanjoll, deklaroi se ishte i lumtur në Mallorca dhe se do të luante në Mallorca për aq kohë sa skuadra nuk donte ta largonte. Sipas medieve turke, drejtuesit e Fenerbahçes e kanë vënë në agjendë Vedat Muriqin për shkak të mundësisë së largimit të Batshuayis. Muriqi për Mallorcën ka luajtur 81 ndeshje në të gjitha garat. Sulmuesi 29-vjeçar arriti të shënojë 26 gola dhe 9 asistime në këto ndeshje.