Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Hakmarrja serbe: Serbia bllokoi qindra kosovarë në kufi (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 17.04.2024 20:27
serbia ndalon kosovaret
Shqiptarët e Kosovës të ndaluar nga autoritetet e Serbisë në kufi. Foto: Klankosova.tv

Dhjetëra autobusë me kosovarë që po udhëtonin drejt Evropës për në vendlindje e anasjelltas, u bllokuan në kufirin serbo-kroat e hungarezo-serb më shumë se 12 orë, nga mesnata e së martës.

Sebep për këtë maltretim jozyrtarisht u tha se ishte votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ani se kompanive turistike nuk iu tha gjë, raporton Klan Kosova.

Situata e tillë, u tha se ndikoi keq tek mbi 300 udhëtarë. Sipas tyre, kjo praktikë nuk ishte parë më herët.

Dyshimet e tyre u rritën edhe më shumë pas pyetjeve që iu bënë. E qëndrimi i gjatë në një vend, ua sosi edhe rezervat ushqimore.

Ngjarja aktivizoi diplomacinë kosovare që i njoftoi shtetet e Quint-it e Bashkimin Evropian për veprime siç i quajtën arbitrare, teksa apeluan për shmangie të kalimit nëpër Serbi.

E tek pas orës 15 të mërkurën, udhëtarët në pikën kufitare Batrovci u lejuan të lëvizin drejt Kroacisë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme