Ndalohet një burrë në Mitrovicë të Veriut, nën ndikim të alkoolit dëmtoi xhamin e derës së koridorit të një objekti NULL NULL 15.04.2024 09:10 15.04.2024 09:10 Arkiv: Uniforma e Policisë së Kosovës Është arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka dëmtuar xhamin e derës së koridorit të një objekti Policia ka bërë të ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari pas këndelljes është intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv. “Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka dëmtuar xhamin e derës së koridorit te nje objekti. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas këndelljes është intervistuar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.