Prizrenasit si mjafton që dhunon fizikisht dhe psiqikisht familjen, ua demolon edhe veturën NULL NULL 14.04.2024 09:32 14.04.2024 09:32 Policia e Kosovës, vetura. Foto: Klankosova.tv Është arrestuar një burrë në Prizren, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj familjes së tij. Ai dyshohet po ashtu se demoloi makinën e familjes, njofton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj familjarëve të tij, dhe po ashtu ka dëmtuar e demoluar edhe makinën e familjes”, njofton raporti 24 orësh i policisë. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.