Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një burrë në Zveçan, dyshohet për disa vepra

NULL NULL
14.04.2024 09:17
Arrestim, foto ilustruese
Arrestim, foto ilustruese

Në Bërnjak, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me vendbanim në Zveçan, i cili dyshohet për: ‘vrasje e rëndë në tentativë’, ‘sulm ndaj personit zyrtar’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’, ‘thirrje për rezistencë, pjesëmarrja në turmë dhe huliganizëm, asgjësim apo dëmtim i pronës’, të cilat dyshohet se i ka kryer gjatë vitit 2021.

Kështu bën të ditur Policia e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Këto veprime të dyshimta kriminale nuk janë protesta paqësore siç pretendohet e raportohet gabimisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të gjitha veprimet janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, me autorizim të së cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

 

lajme të ngjashme